Në Koçan vijojnë aktivitetet përkujtomore në një vjetorin e tragjedisë

Gazetar: Petar Çaushevski

Dermatologë, psikiatër, pulmologë dhe kirurgë janë të përfshirë në trajtimin e të lënduarve nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan. Janë formuar grupe pune për vlerësim, të cilat do ta ndjekin gjendjen shëndetësore të të lënduarve, ndërsa te një pjesë e tyre pritet të kryhen ndërhyrje të ndërlikuara kirurgjikale.

“Këto janë plagë të ndërlikuara, lëndime të ndërlikuara dhe nuk duhet të nxitohet. Çdo vendim i shpejtuar mund të sjellë formimin e një plage të re. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe patjetër në konsultim me ekspertë më të mëdhenj, sidomos për plagët në gishtat e duarve dhe në fytyrë”, deklaroi Dr. Katerina Paniq-Mirçovska, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm – Koçan.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se do të vazhdojë vlerësimi i gjendjes shëndetësore të të lënduarve, ndërsa një pjesë e tyre do të dërgohet për trajtim jashtë vendit. Ai gjithashtu bëri të ditur se është hartuar Strategjia Kombëtare për përballje me tragjeditë të përmasve të tilla.
“E dini që një pjesë e qytetarëve tanë tashmë do të shkojnë jashtë shtetit për të vazhduar trajtimin. Për shërbime që ne këtu nuk kemi ekspertizë apo qendra për t’i ofruar. Për të tjerët që do të jenë pjesë e sistemit tonë shëndetësor, është përgatitur i gjithë protokolli dhe do të trajtohen këtu tek ne”, tha Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.

Si pjesë e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të tragjedisë, në Koçan të rinjtë e lënduar nga zjarri morën pjesë në ndeshje basketbolli. Drejtoresha e spitalit të Koçanit, Paniq-Mirçovska, theksoi se në ndeshje të lënduarit treguan arritjet e tyre nga procesi i rehabilitimit./Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme