Kandadati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, tregon se çfarë do të bëjë nëse i fiton zgjedhjet

Blerim Reka, kandidati shqipar për president të Maqedonisë së Veriut, ka treguar se nëse e fiton mandatin, synim i tij është kthimi i rendit republikan dhe depersonalizimi i shtetit


Kandidati i vetëm shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka thënë se përkrahja e qytetarëve për kandidaturën e tij është e rëndësishme. Megjithatë, sipas tij, vota do ta përcaktojë fituesin në zgjedhjet që pritet të mbahen më 21 prill të këtij viti. Reka gjatë intervistës ka pohuar se synimi i mandatit të tij presidencial është kthimi i rendit republikan dhe depersonalizimi i shtetit.

“Nëse duan ta ndryshojnë gjendjen intelektualët duhet ta thyejnë kufirin midis vëzhguesit, kritikuesit verbal dhe veprimtarit aktiv. Pa marrë përgjegjësi politike nuk mund të bëhen ndryshime”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” kandidati i vetëm shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, duke shtuar se kandidatura e tij e pavarur është mbështetur nga dy partitë politike shqiptare të opozitës: Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel gjatë intervistës ka thënë se programi i tij përpos elektoratit shqiptar synon edhe tërheqjen e një pjese të elektoratit maqedonas.

Ndërkohë ka bërë të ditur se prioritet i mandatit të tij presidencial është kthimi i Maqedonisë së Veriut në Republikë multietnike dhe euroatlantike. Republikën e vërtetë, siç është shprehur Reka, e bëjnë vetëm sundimi i ligjit, demokracia, gjyqësori i pavarur dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Kjo pasi deri më tash, sipas profesorit universitar nga Maqedonia, ka qenë asgjë më shumë se një shtet privat dhe i kapur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme