Kandidatët për drejtor dogane nuk e dinë anglishten

Kompania britanike e cila po merr pjesë në përzgjedhjen e personave në pozita të larta në institucionet e Kosovës, ka vlerësuar me pikët më të larta personat të cilët nuk kanë përmbushur kriteret e konkursit. RTK-ja ka siguruar raportin e partnerit implementues, i cili pavarësisht se ishte ftuar për të siguruar transparencë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në poste të larta, ka vepruar ndryshe. Në raportin e tyre për përzgjedhjen e drejtorit të Doganës së Kosovës .

Një memorandum i nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori britanik Ruari O’ Conell, për përzgjedhjen e kandidatëve për postet e larta, duket se nuk po jep rezultate. Pas këtij memorandumi një kompani britanike kishte filluar punën në monitorimin e konkurseve në postet e larta. Konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të doganës ishte puna e parë e kësaj kompanie.

RTK ka siguruar raportin e kësaj agjencie, e cila përshkruan në detaje procesin e konkursit për drejtor të doganave. Megjithëse ishte pritur se kjo kompani do të bëjë punën në mënyrë të pavarur, në raportin e tyre del diçka tjetër.

Dy personat e propozuar për drejtor të Doganave të Kosovës nga tre sa i janë dërguar kryeministrit për këtë pozitë nuk e përmbushin kriterin e domosdoshëm të konkursit , njohje të gjuhës angleze, thuhet në raport. “Megjithatë duhet theksuar se dy anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesit partnerit implementues kanë shqetësime të mëdha në lidhje me nivelin e aftësisë në gjuhën angleze të dy kandidatëve, Kujtim Qafleshi dhe Valdete Krasniqi” Mirëpo pavarësisht kësaj, ata propozohen si emra për drejtor të Doganës së Kosovës. Në raport përshkruhen në mënyrë të detajuar, intervistat e bëra me kandidatet për drejtor te Doganës.

Një detaj tjetër që e bënë të dyshimtë punën e kësaj kompanie e qe thuhet në raport se disa prej kandidatëve kanë qenë në dijeni për pyetjet që do t’u parashtroheshin nga paneli intervistues. Në raport thuhet se njëri prej kandidatëve të rekomanduar për drejtor të doganës të Kosovës ka qenë në dijeni për pyetjet në gjuhën angleze. “Një numër i anëtarëve të panelit kane vërejtur se disa kandidatë kane pase pyetjet me heret e sidomos pyetjet ne gjuhen angleze.

Anëtarët e panelit ishin të shqetësuar se kjo mund të ketë përfshirë të paktën një nga kandidatët e rekomanduar. Këto vëzhgime ngriten një shqetësim të përgjithshëm se disa kandidatë të cilët kishin marrë pjesë ne intervistë mund të kenë ndarë informacion në lidhje me përmbajtjen e pyetjeve me kandidatët të cilët ende nuk kishin marrë pjesë ne interviste”.

Në raport me tej thuhet se deri te rezultatet përfundimtare për kandidatët kishin ardhur pas një diskutimi në mes anëtarëve të komisionit dhe partnerëve implementues, edhe pse ka pasur dallime ne mes vete. RTK i ka dërguar një email zyrtar Zyrës për Demokratizim, Qeverisje te mirë dhe Anti-Korrupsion, në lidhje me raportin dhe rekomandimin që ka bërë për zgjedhjen e personave për drejtor të doganës së Kosovës.

Mirëpo e njëjta ende nuk është përgjigjur në pyetjet tona. Procesi i rekrutimit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës ka përfunduar më 13 janar të këtij viti.

RTK merr vesh se dy anëtarët e partnerit implementues nuk kanë përvojë në procesin e funksionimit të doganave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme