Kandidati presidencial i qendrës në Francë, Emmanuel Macron, për herë të parë kryeson në anketa përpara kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, raporton “The Guardian”.
Për Macron do të votonin 26 për qind në raundin e parë e të anketuarve, ndërsa për kryetaren e Frontit Kombëtar, Larine Le Pen, do të votonin 25 për qind, thuhet sipas sondazhit më të fundit të opinionit, duke shtuar se Makron në raundin e dytë do të fitonte më një shumicë bindëse prej 65 përqind të votave.
Ky është sondazhi i parë që kur Macron mori mbështetjen e figurave të rëndësishme në politikën franceze.
Në vendin e tretë është kandidati i krahut të djathtë, Francois Fillon, popullariteti i të cilit ka rënë dukshëm pasi u zbulua çështja e vendeve të punës fiktive të gruas dhe fëmijëve të tij. Ai do të marrë rreth 20 për qind të votave.
Për kandidatin e majtë, Benoaa Amona, do të votonin 13 për qind e francezëve, ndërsa për kandidatin e majtë radikal, Jean-Luc Melanson, 12 për qind.
Hulumtimi është kryer me më shumë se 4,500 të anketuar nga 6 deri në 8 mars.
Agjensia France ka deklaruar se rezultatet e anketave të ndryshme nuk përfaqësojnë një parashikim të rezultateve të zgjedhjeve, por vetëm opinionin aktual publik gjatë fushatës.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 23 prill, ndërsa raundi i dytë më 7 maj.
Këto zgjedhje priten me një drojë të madhe në BE pasi fitorja eventuale e kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do të çonte pothuajse në shembjen e BE-së.