Gazeta Lajm ka raportuar se Zoran Zaev nesër do ta vizitojë Haraçinën me rastin e festes së Kurban Bajramit. Kjo më shumë se vizitë e vullnetshme, është qëllim për t’i bindur haracinasit ta votojnë serish LSDM’në në zgjedhjet lokale.
Arsyeja e vizitës së Zaev mësohet të jetë edhe kandidati i Lëvizjes BESA, Ali Ismaili i cili ka marrë përkrahje të madhe në popullatë. Kjo ka detyruar Zaevin që të zbres në Haraçinë pikërisht në ditën e Kurban Bajramit.
Perndryshe, Ali Ismaili njihet si një ekspert i fushës së shoqëria informatike dhe i administratës. Ai konsiderohet si personi që do të përmbysë rezultatin në Haraçinë dhe do të shënoje befasinë e këtyre zgjedhjeve.