Kandiq: Gjyqtarët për krimet e luftës nuk merren më me to

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq, foli për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës nga gjyqësori serb.

Ajo tha se ky gjyqësor ka filluar në vitin 2002 ndërsa theksoi se fillimi i themelimit të tij ka qenë shumë i mirë.

“Gjyqësori serb ka filluar në vitin 2002 gjykimin për krime lufte. Atëherë ka qenë vetëm fillimi dhe ka qenë një fillim shumë i mirë”, tha Kandiq.

Ajo përmendi edhe se gjykimi i parë ka qenë vrasja e 14 grave dhe fëmijëve nga Podujeva, proces që filloi në Prokuple.

Ndërsa më tutje tregoi se gjyqtarët të cilët u morën me këto krime nuk merren më me to pasi që janë ngritur në pozita në gjykata të shkallës së lartë duke i larguar nga rastet e krimeve.

“Të gjithë ata gjyqtarë të cilët dikur para disa viteve kanë qenë në rastet e krimeve të luftës të cilët kanë fituar përvojë të madhe ata të gjithë janë transferuar në pozicionet e tyre janë transferuar në gjykata të shkallës më të lartë por në të vërtetë janë larguar nga rastet e krimeve të luftës. Ata më nuk merren me rastet e krimeve të luftës”, tha Kandiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme