Kanë bërë koalicion me Isa Mustafën, por tash deputeti i VV’së e quan zyrtar të krahinës

Që nga shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, zyrtarë të LDK’së dhe Vetëvendosjes janë përplasur në distancë, raporton Gazeta Express.

Sot gjatë ditës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha e ka quajtur kreun e LDK’së, Isa Mustafën, zyrtar të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës.

Ai ka deklaruar se koha e PAN’it dhe krahinës ka kaluar me 6 tetor.

Këto komente, Basha i ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Koha e PAN-it dhe asaj të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës kur zyrtarët nuk kanë dhanë përgjegjësi as llogari për veprimet dhe mospunën e tyre ka PËRFUNDU me 6 tetor”, ka shkruar ai.

Deputeti i LVV-së thotë se qytetarët kanë votuar për ndryshim, sepse nëse do të donin njejtë do të votonin PDK’në dhe AAK’në.

“Sot papuna dhe papërgjegjësia kushton, siç edhe do duhej të ishte gjithmonë! Qytetarët kanë votu ndryshim, për njejtë e kishin votu PDK-në e AAK-në. Veprimi racional është zavendësimi i tij me një person tjetër adekuat, e jo kthimi prapa tek papuna dhe papërgjegjësia”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme