Kanë përfunduar debatet e ekspertëve për ndryshimet në Ligjin për Këshillin gjyqësor

Gazetar: Mihajllo Donev

Me debatin e sotëm në Gjykatën Supreme ka përfunduar procesi i seancave të ekspertëve për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Mnistri i drejtësisë Igor Fillkov ka theksuar se është i kënaqur me propozimet e gjykatësve. Ai thotë se ligji është i rëndësishëm, por edhe më i rëndësishëm është zbatimi i tij.
“Besoj se do të kemi zgjidhje të përshtatshme ligjore që do t’i vendos themelet për funksionimin efikas të Këshillit Gjyqësor. E theksoj këtë sepse ligji është vetëm baza, por Këshilli Gjyqësor si organ duhet të rikthejë legjitimitetin, profesionalizmin, integritetin me zbatimin e drejtë të normave ligjore”, tha Igor Fillkov- ministër i Drejtësisë.

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi tha se kjo gjykatë gjithmonë ka kontribuar në ndryshimet e nevojshme ligjore në gjyqësor, andaj ka theksuar se është e rëndësishme që ky debat është mbajtur sot në këtë gjykatë. Sipas saj, ligji i ri duhet të garantojë pavarësinë dhe paanshmërinë e Këshillit gjyqësor.

“Pikërisht parimet e pavarësisë së gjyqësorit, llogaridhënia, mbrojtja e reputacionit të gjyqësorit, integriteti i gjykatësve, mbrojtja nga ndikimet e papërshtatshme, siguria juridike dhe sigurisht parimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duhet të jenë baza thelbësore për ndryshimet ligjore”, deklaroi Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme.

Ligji i ri për Këshillin gjyqësor duhet të jetë gati brenda qershorit të vitit të ardhshëm kurs grupi i punës në Ministrinë e Drejtësisë duhet t’i mbledh të gjitha propozimet e gjykatësve dhe të hartojë propozim-ndryshimet e Ligjit për Këshillin gjyqësor. Më pas, ligji do t’i kalojë Qeverisë, e më pas deputetëve në Kuvend. Krahas këtij diskutimi profesional, gjykatësit nga zonat e Apelit në Shtip, Manastir dhe Gostivar dhanë mendimet e tyre për ligjin e ri për Këshillin gjyqësor. Ndryshimet e propozuara të ligjit të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë përfshijnë ndryshime në kriteret për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit, si dhe parashikojnë që Oda e avokatëve si dhe konferenca ndëruniversitare të mund të bëjnë propozimin e tyre për zgjedhjen e anëtarit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme