Kanosi me armë zjarrin fqinjin e tij, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fushë Arrëz, pasi ka kanosur me armë zjarrin fqinjin e tij.


Polica bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ardjan Cufaj, i cili pasi është konfliktuar me fqinjin e tij, shtetasin me iniciale Y. C., 35 vjeç, për një konflikti për motive pronësie, e ka kanosur me armë zjarri kallashnikov.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Kanosi me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, gjatë një konflikti për motive pronësie, Policia arreston në flagrancë 50-vjeçarin.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, që i posedonte 50-vjeçari, pa leje.

Pasditen e djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë marrë njoftim për një konflikt për motive pronësie mes 2 shtetasve, në fshatin Micoj, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në këtë fshat dhe si rezultat i veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit A. C., 50 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, fqinjin e tij, shtetasin Y. C., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe një krehër me fishekë, të cilat shtetasi A. C. i mbante pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme