“Më vodhën armën në banesë!”- Detaje të reja nga kallëzimi i gardistit në Tiranë. Policia dyshon se…

Detaje të reja janë bërë të njohura pas kallëzimit të një gardisti në komisariatin nr.1 të Policisë në Tiranë, se i kanë vjedhur në banesë armën e shërbimit.


Punonjësi i gardës ka deklaruar para grupit hetimor se armën ia kanë vjedhur në banesë persona të paidentifikuar.

Burime bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme policia nuk ka zotëruar prova që kemi të bëjmë me një vjedhje arme edhe pse hetimet janë në fazë paraprake.

Gardisti pretendon se armën për herë të fundit e ka lënë në banesë, ndërkohë që policia po heton në disa pista, jo vetëm në versionin që deklaron punonjësi i Gardës.

Sakaq mësohet se blutë kanë sekuestruar kamera sigurie për të parë nëse në banesën e gardistit janë futur persona që sipas tij i kanë vjedhur armën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme