Kryeministri Edi Rama pasi ka lobuar për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës është detyruar të presë në një takim privat para tri netësh ambasadoren e SHBA, Yuri Kim për të bërë planin e seancës së parë të Kuvendit.
Yuri Kim mësohet t’i ketë dhënë Edi Ramës një listë prej dhjetë deputetësh që ai duhet t’u kërkojë të dorëzojnë mandatin para seancës së parë me marrëveshjen që të mos shpallen ‘non grata’.
Madje burime pranë zëdhënësit të Ramës, Endri Fuga, kanë bërë me dije se ambasadorja ka qenë e hapur edhe për emrat në listë, mjafton që të ishin 10. D.m.th edhe mund të zgjidhte Rama se kush duhet të jetë e kush jo.
I pari që është thirrur në takim nga Rama është Jurgis Qyrbja i Shijakut, për të cilin thuhet se do të pranojë në heshtje dorëzimin e mandatit. Një ish-ministër i ka refuzuar tërheqjen nga mandati dhe është gati të largohet nga grupi i PS.
Damian Gjiknuri ka qenë pika më e nxehtë e takimit Rama-Kim. Mësohet se Rama i ka kërkuar prova për Gjiknurin, ambasadores Kim përpara se ta shpallin ‘non grata’.
Elbasani është një tjetër qark ku dy deputet të rinj dhe surprizë në numrin e votave të marra iu është kërkuar të tërhiqen nga mandatet.
Fillimisht të ndjerë të shantazhuar nga kërcënimi i Ramës me ‘non grata’ e kanë pranuar ofertën, por me pas kanë ndërruar mendje dhe do të marrin mandatin.
Dje në darken e Ramës ka pasur dhe një ose dy mungesa deputetësh që nuk po pranojnë të dorëzojnë mandatet dhe janë gati të largohen nga grupi i PS.
Dy janë pyetjet që shtrohen:
Me çfarë tagri u jep Rama garanci se i heq nga lista ‘non grata’ dhe si ka mundësi që shpalljen ‘non grata’ të deputetëve, ambasadorja Kim e harton në marrëveshje me Ramën?
© SYRI.net