Kaos te Juventusi, japin dorë heqje presidenti dhe anëtarë e bordit

Japin dorëheqje presidenti dhe anëtarët e bordit të Juventusit.

Anëtarët e bordit drejtues të klubit të Juventusit kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Presidenti Andrea Agnelli, nën-presidenti Pavel Nedved dhe të gjithë anëtarët e tjerë të bordit dhanë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm, transmeton Gazeta Express.

Lajmi u bë i ditur këtë të hënë nga klubi italian. Përvç Agnellit dhe Nedvedit, pjesë e bordit drejtues ishin edhe Maurizio Arrivabene, Laurence Debroux, Massimo Della Ragione, Kathryn Fink, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, Giorgio Tacchia dhe Suzzanne Heywood.

Kjo dorëheqje e tyre vjen pasi klubi italian po hetohet për transferta të dyshimta financiare.

Hetuesit kanë shikuar pasqyrat financiare për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Juventusi njoftoi se Maurizio Scanavino është emëruar si drejtori i ri i tyre ekzekutiv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme