Tuneli sekret në Nepal nga shekulli 19 [foto]

E premte, 11 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Tuneli i cili gjendet në Napoli, është rreth 30 metra nën qytet ndërsa është ndërtuar në shekullin e 16-të, transmeton koha.net.

Dhe ajo që i bën këto tunele të veçanta, është se ata janë ndërtuar nga një mbret ndërsa janë të mbushur me motoçikleta të hedhura, vetura të ndryshkura dhe rezervar të ujit të vitit 1950 dhe më pas u harruan aty.

Aty mund të hyhet nga shkallët e shekullit 18 jo shumë larg nga Piazza del Plebiscite në qendër të Napolit, ndërsa në vitin 2000 banorët lokal e rigjetën atë dhe i transformuan korridoret në një atraksion turistik, Galleria Borbonica, transmeton koha.net.

Turistët guximtarë mund të eksplorojnë këtë tunel të gjatë e me hapësira të frikshme nën qytet, i cili është ndërtuar për të qenë si rrugë e ikjes së mbretit në shekullin 16, ndërsa në shekullin 18 janë hedhur vetura e motoçikleta.

Tuneli Bourbon ishte ndërtuar nga Mbreti Ferdinand II i Bourbon, si një rrugë për të shpëtuar që lidhte shtëpinë e tij me kazermat e ushtrisë në vitin 1863.

Korridoret dhe tuneli kanë qenë si strehim e edhe spital ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa më pas është shndërruar në depo për automjetet e konfiskuara nga viti 1940 e deri 1960.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme