Një automjet me lëndë narkotike është kapur sot (8 mars ) nga autoritetet në pikën kufitare të Kapshticës.
Paraprakisht dyshohet se sasia e drogës e gjetur të jetë rreth 40 kg e cila ishte fshehur në shasinë e mjetit.
Sipas burimeve, mjeti u zbulua teksa ishte duke u kontrolluar, një procedurë kjo që ndodh me të gjitha mjetet që hynë bë kufi
Aktualisht janë duke u shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit dhe disa persona të tjerë të dyshuar, ndërsa pritet një komunikatë zyrtare nga policia në vazhdim.