Kapen në Portin e Durrësit 130 kg kanabis brenda kamionit me konfeksione

Agjentët e Antidrogës të Policisë Durrës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave gjatë mbrëmjes së djeshme kanë evidentuar një tjetër rast trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe kanë arrestuar në flagrancë Edmond Xhajën, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Policia e Durrësit njoftoi se arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi më datë 23.09.2016, në vendin e quajtur vija e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin Benz, kamionçinë me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, me drejtues shtetasin e mësipërm, iu gjetën 100 pako me rreth 130 kg kanabis.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, A.X. 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi i mësipërm është organizatori i trafikimit të lëndës narkotike me destinacion Italinë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme