Kapet çifti shqiptar me 11 kg kokainë në makinë

Policia italiane ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 11 kg kokainë, ndërsa janë vënë në pranga edhe çifti shqiptar, posedues të lëndës narkotike.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, droga u zbulua e fshehur në automjetin me të çilin po udhëtonin çifti i shqiptarëve, 25 dhe 18 vjeç, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Sipas mediave italiane, ajo që ngriti dyshimet e policisë, ishte sjellja e çiftit, çka bëri që të ushtrohet kontroll në automjet dhe për pasojë të zbulohen 10 pako kokainë, me një peshë prej 1.1 kg secila.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme