Paraburgim për një banor të Lubinit për abuzim seksual

35 vjeçarit B.I nga fshati Lubin iu caktua 30 ditë paraburgim si i dyshuar se ka abuzuar seksualisht dy vajza të mitura, vajza të bashkëshortes së tij të pakurorëzuar N.I (46) nga Tetova.

Zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski informoi se masën e arrestit e ka shqiptuar një gjykatës me procedurë paraprake të Gjykatës Themelore në Tetovë, pasi dje B.I si autor i dyshuar i veprës është privuar nga liria dhe është ndaluar nga policia e Tetovës.

“Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit dy vajzat janë të tetovares nga dy martesat e saj paraprake gjithashtu të pakurorëzuara, ndërsa i dyshuari B.I para disa viteve e ka braktisur N.I dhe vetëm herë pas here ka ardhur në shtëpinë e saj në Tetovë”, tha Josifovski.

Pas arrestit të përcaktuar i dyshuari i është dorëzuar sektorit për paraburgim në IKR Shkup në Shuto Orizare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme