Dje rreth orës 15:00 në rrugën “Reshat Karjagdiu” në Prizren, është vjedhur automjeti Audi A4, ngjyrë hiri me targa vendore.
Policia në Prizren thotë se automjeti ishte vjedhur përderisa viktima ishte duke u shërbyer në një market dhe në bazë të informacioneve i dyshimti kishte ikur në drejtim të panjohur.
“Sapo policia kishin pranuar informacionin, njësitë hetuese policore janë vënë në ndjekje të lëvizjes së automjetit dhe pas disa orë kërkimi, automjeti dhe personi i dyshimtë janë gjetur në rrugën “Transiti i ri” në Prizren”, thuhet në raport.
Siç njofton PK-ja i dyshuari F. B i lindur në vitin 1985, i cili kishte arritur të kryej vjedhjen e automjetit është arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit e stacionit policor ne Prizren. Automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit në gjendje të rregullt.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti vazhdon të procedohet në mënyrë të rregullt”, përfundon njoftimi.