Sakte.net / E premte, 14 Tetor 2016 – 10:25
Policia e Durrësit sqaron se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Jurgen Marku 25-vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit në automjetin tip Benz, Fuoristradë, me targa AA 503 OZ, në dyshemenë e mjetit, poshtë dy sedileve, me drejtues shtetasin e mësipërm, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 pako të mbështjella me celofon me rreth 11 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë” – njofton policia.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë.