Kapja e dy të shumëkërkuarve u mbajt ‘top sekret’ që të mos dekonspiroheshin, dështojnë 10 operacione policore të FNSH dhe RENEA

10 operacione policore për kapjen e personave të shumë kërkuar kanë dështuar. Burimet të Panorama.al thanë se më shumë se 10 operacione kontrollesh janë kryer nga skuadra operacionale FNSH dhe Renea për kapjen e të shumë kërkuarve Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të akuzuar për disa vrasje te ndodhura ne vend.


Mësohet se kontrollet policore janë kryer në banesa në qytetin e Elbasanit, në qytetin e Peqinit por dhe në njësinë Administrative Luz të Bashkisë Kavajë.

“Panorama.al” ka mësuar nga burime të sigurta se operacionet janë mbajtur top sekret që të mos dekonspiroheshin.

Por kjo nuk ka mjaftuar dhe gjatë këtyre kontrolleve, efektivët e FNSH dhe RENEA kanë dështuar.

Mësohet se të gjitha kontrrollet e kryera në banesa ku dyshohej se strehohen të shumë kërkuarit, jane kryer me urdhër të lëshuar nga Gjykata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme