Ambasadorët të cilët do të paguhen nga shteti i Kosovës, sipas një propozimi të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike që Gazeta Blic e posedon, brenda një muaji do të marrin hiç më pak se 1 mijë e 254 euro.Koeficienti i tyre 5.25 bën që ambasadorët ta kenë një pagë të tillë mujore.
Por, përgjysmë më pak pagë mujore marrin sekretarët e parë të ambasadave. Me koeficient prej 2.65 ata brenda një muaji marrin 633 euro. Pagë të njëjtë merr edhe konsulli. E një zëvendës konsull që ka koeficient 2.6, merr pagë mujore prej 621 eurosh.Ndërsa, për dallim nga sekretari i parë i ambasadës që ka pagë prej 633 euro, sekretari i dytë, pagë mujore merr 621 euro.Pas pak, në Gazetën Blic ju mund të lexoni për pagat e gjithë punonjësve të sektorit publik në Kosovë.