Karaxhiqi dorëzon ankesë ndaj dënimit me burgim të përjetshëm

Ish-udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq, e ka dorëzuar një ankesë të re kundër vendimit të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për t’ia rritur dënimin nga 40 vjet burgim në burgim të përjetshëm.

“Presidenti Radovan Karaxhiq bën ankesë ndaj vendimit me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e dorëzuar nga avokati i tij dhe të publikuar nga Gjykata e Hagës të enjten.

Më 20 mars, kjo gjykatë vendosi kundër ankesës së 73-vjeçarit për dënimin lidhur me gjenocidin dhe krimet e luftës në Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve të nëntëdhjeta. Përpos që nuk e anuloi dënimin e mëparshëm, gjykata ia zgjati atë në burgim të përjetshëm.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se ai paraqet një hap të rëndësishëm për t’i mbajtur përgjegjës individët që janë fajtorë për vuajtjet e tmerrshme të popullit të Bosnjës e Hercegovinës dhe ua ofron ndjenjën e drejtësisë viktimave dhe familjeve të tyre.

Gjykatësit e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë tash do të vendosin nëse do ta pranojnë këtë ankesë apo jo, ndonëse vendimet e këtij organi janë zakonisht përfundimtare dhe nuk ndryshohen.

Ish-udhëheqësi famëkeq serb akuzohet për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, rrethimin e Sarajevës dhe krimet e luftës në 20 komuna boshnjake, shkruan “Free Europe”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme