Në urimin me rastin e ditës kombëtare amerikane, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami thekson se 4 Korriku sa është festë amerikane, po aq është edhe festë e shqiptarëve. “Miku i mirë shihet në ditë të vështirë”, thotë fjala popullore shqiptare. SHBA-të dëshmuan se ishin miq të shqiptarëve në momentet më të vështira për kombin tonë. Kjo miqësi do të vazhdojë. Qytetarët e Maqedonisë, në këtë kohë të krizës politike, kanë përsëri nevojë për mbështetjen dhe ndihmën amerikane”, ka shkruar Kasami.