Kasami akuzon Policinë për mosndërmarrjen e masave për kaosin në trafikun e qytetit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka akuzuar Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës për kaosin në trafik dhe makinat e parkuara vend e pa vend, shkruan Alsat.

Kasami thotë se nuk po merren masa as për automjetet për shkarkimin e mallrave. Ai kërkoi nga policia e Tetovës që t’i përgjigjet kërkesave të komunës për bashkëpunim.

“Atë që ne përditë e jetojmë në Tetovë me rrugë e trotuare të bllokuara, sot e shohim edhe në vepër se si komunikacioni është i bllokuar, ndërsa nuk e shohim askund policinë të intervenoj. Ajo që është më problematike në gjithë këtë situatë, lere që edhe parkingjet zyrtare që menaxhohen nga komuna janë bllokuar se nuk shfrytëzohen dot nga qytetarët, edhe stacionet e transportit publik janë të bllokuara, dhe në pjesën më të madhe, autobusët ndalen në rrugë për të marre e lënë qytetarët. Kjo ndodh edhe në vendet ku janë mbeturinat meqë rezultojnë të bllokuara nga qytetarët dhe kamionët e ndërmarrjes nuk mund të kryejnë punën e tyre si duhet”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, duke hedhur poshtë pretendimet e Kasamit. Sipas policisë janë shqiptuar mijëra gjoba.

“Në 11 muajt e kaluar të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë shqiptuar gjithsej 5148 masa për parkim të paligjshëm ose të parregullt të automjeteve në Tetovë. Numri më i madh i masave të shqiptuara ka të bëjë me parkimin në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”, në zonën e kryqëzimeve, trotuareve dhe vendeve të tjera të paligjshme, kryesisht në pjesët qendrore të qytetit. Krahas këtyre, gjatë periudhës në fjalë, ,,Shërbimi komunal i merimangës” së Tetovës ka ngritur dhe larguar gjithsej 3767 automjete të parkuara gabimisht, të cilat më drejtpërdrejt kanë penguar lëvizjen normale dhe të sigurt të përdoruesve të tjerë të rrugës, automjeteve, këmbësorëve etj”, thonw nga SPB -Tetovë.

Në Tetovë, bllokimi i komunikacionit si pasojë e parkimeve vend e pa vend ndodh gjatë gjithë vitit, ndërsa më i theksuar është gjatë ardhjes së mërgimtarëve dhe shtimit të numrit të makinave. Ndërkohë mungojnë parkingjet./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme