Kasami në Gostivar: BDI – në e shkatërruan skandalet e saj të shumta korruptive

Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Gostivarit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”.

Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Çështja shqiptare pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit do të Rilind me BESË, por asnjëherë me politikanë të pabesë siç i kemi pasur deri më tani.

Ndër të tjerat kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shtoi: “BDI – në e shkatërruan skandalet e saj të shumta korruptive. Kjo parti u kalb duke qëndruar gjatë në pushtet. UÇK – ja nuk është pronë e asnjë partie. Ata që thirren në emër të sajë politikë në përgjime dëshmuan se “komandant” të vetëm e kanë Mijalkovin dhe Gruevskin.”

Kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, theksoi: “Ne duam të promovojmë politikanë të realizuar në profesionet e tyre të cilët nuk do e përdorin pushtetin për të përfituar, por për t’a kthyer popullit shqiptar të drejtën për të vendosur për fatin e vet. Me Rilindjen me BESË pas 11 dhjetori edhe Gostivari do të frymojë lire.”

Në tubim të pranishmëve ju drejtuan edhe Rufat Alili, anëtarë i Kryesisë Qendrore, Afrim Alili, shef I shtabit komunal dhe të tjerë.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme