Kryetari i Lëvizjes BESA pas takimit me komesionerin Johanes Hahn tha se është biseduar për hapat që duhet të ndërmerren me qëllim daljen e vendit nga kriza. Sipas tij, është mirë që eurodeputetët dhe komisionari Hahn janë në Shkup, me qëllim që të ndihmojnë në tejkalimin e krizës politike.
“Në këtë drejtim janë edhe aktivitetet e BESËS, pa shikuar interesat partiak në shikojmë se si të dalim nga kjo krizë. Ne vlerësojmë se ka faktorë që dëshirojnë që këtë krizë institucionale ta thellojnë dhe ta shndërrojnë në krizë intraetnike. Përkrahja e eurodeputetëve është e një rëndësi të veçantë”, ka thënë Kasami, raporton SHENJA.
Ai tha nuk ka Platformë shqiptar, por Deklaratë e partive politike shqiptare në lidhje me kërkesat e shqiptarëve.