Kasami shpalli thirrjen publike për rregullimin e stadiumit të qytetit

Kretari i komunës së Tetovës Bilall Kasami shpalli thirrjen publike për rregullimin e stadiumit të qytetit. Bëhet fjalë për një investim rreth 600 milion denarësh, që përveç stadiumit do të përfshijë edhe rregullimin e një fushe sportive në Qendrën sportive të qytetit dhe një stadium në fshatin Saraqinë. Tenderi do të jetë i hapur deri më 22 dhjetor ndërsa pas përzgjedhjes së kompanisë, procedura e ndërtimit pritet të zgjas tre vjet. Stadiumi ka kapacitet prej 15.000 ulësesh dhe sipas planit të ri të komunës, ka gjasa edhe të prishet dhe të ndërtohet i ri nga fillimi, por sipas Kasamit, kjo do të varet nga marrëveshja me kompaninë e cila do merr përsipër rregullimin e stadiumit.

“Në fazën e parë të këtij projekti monumental është paraparë hartimi i projektit ideor për rikonstruimin e stadiumir dhe i njëjti do përgatitet duke respektuar standardet e UEFA-së, për infrastrukturën e stadiumeve. Po ashtu janë marrë parasysh edhe dispozitat e rregullores për infrastrukturën e stadiumeve në vendin tonë, nga federata e Futbollit në vend. Përveç stadiumit, në shpallje janë përfshirë edhe projekte të tjera të rëndësishme duke përfshirë qendrën sportive e rekreative të qytetit dhe një terren sportiv në fshatin Saraqinë. Ne si komunë, ftojmë gjitha kompanitë vendore dhe të jashtme që janë të interesuara, të konkurrojnë në shpalljen publike”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme