Ndarjet e thella në Lëvizjen BESA më së rëndi duket t’i ketë përjetuar Bilall Kasami i cili me shpejtësi është duke e humbur edhe autoritetin e tij.
Në paraqitjen e tij të fundit ku ai u mundua të vendos kontakte Uashington me personalitete të ndryshme të jetës publike, janë shfaqur pamje të pakëndshme.
Në fotot e publikuara në faqen e Lëvizjes BESA ku thuhet se Kasami është takuar me kongresmenë, në fakt shihet se si ai është ulur dhe i ka zënë në befasi diplomatët e huaj duke ngrënë darkën, gjë që vërehet qartë në foto.
Madje, kjo vizitë i ka shërbyer vetëm për t’u takuar me kryetarin e bizneseve të diasporës shqiptare Nazar Memeti dhe me Kryetarin e Partisë Republikane të Shqipërisë Fatmir Mediu.
Një takim tjetër, nëpër korridore ngutazi, Kasami thuhet ta ketë patur edhe me kryebashkiaken e Sofies Yodranka Fandakova.
Kasami ishte kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Tetovës ku u mposht nga kryetarja aktuale e këtij qyteti, Teuta Arifi. Në momentin që organet partiake kërkuan përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve lokale, u shpërfaqen në opinion edhe ndarjet e para në Lëvizjen BESA./Sakte.net