Kasparov: Putini dëshiron ta ndajë Evropën

Pasi Putini, ish agjent i KGB-së më 1999 u bë president i Rusisë, vendet perëndimore dhe SHBA-të nuk bënë asgjë për ta parandaluar që të bëhet diktator, tha Kasparov

VILNIUS – Politikani rus i opozitës dhe ish kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov, të premten tha se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë ka për qëllim ta ndajë Evropën dhe se nuk fsheh ambiciet e tij.

Duke folur në forumin e Lirë rus në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, Kasparov kritikoi politikat e Putinit. Ai ka fajësuar atë se me sulmet ruse në Siri shkaktoi përkeqësimin e situatës në terren gjë që detyroi njerëzit të largohen në Evropë.

“Qëllimi kryesor i Putinit është që ta ndajë Evropën, dhe me këtë ai nuk fsheh ambiciet e tij”, tha mjeshtri i shahut.

Kasparov konsideron se Rusia qëllimisht dëshiron të përkeqësojë situatën në Siri dhe se ka për qëllim dobësimin e aleancës-NATO.

“Shanset janë shumë të vogla që Rusia të fillon një luftë kundër NATO-s, pasi që Moska e di se kjo do të nxisë reagim ushtarak të NATO-s”, tha Kasparov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme