Sot, më 27 mars 2018, rreth orës 04:21, në stacionin policor në Vushtrri është pranuar informata për thyerje të një lokali, i cili gjendet në rrugën “Xhevat Jusufi” Vushtrri, njofton kumtesa nga Policia, transmeton Koha.net.
Pas pranimit të informatës njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë shtuar aktivitet në terren, ku nga njësitë patrulluese janë takuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit janë dërguar në stacionin policor, ku gjatë zhvillimit të hetimeve është zbuluar se dy personat e dyshuar në fjalë në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë thyer derën e lokalit në fjalë, ku njësia e hetimeve ka arritur të arrestojë edhe këta të fundit.
Pas intervistimit të katër të dyshuarve, A.B., 17 vjeçar; B.H., 17 vjeçar., D.J., 16 vjeçar dhe M.H., 20 vjeçar, me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për vepër penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.