KAYO mban të uzurpuar godinën e News24 dhe refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, gazetari Igli Çelmeta: Po na privohet e drejta për të punuar! Autoritetet të reagojnë


News24 ka vazhduar transmetimin e pazakontë në studion e improvizuar të ngritur para godinës së uzurpuar nga kompania KAYO, e cila mban pa të drejtë dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ndërtesën ku kontrata e qirasë ka të përcaktuar afatin deri në vitin 2033.

https://youtube.com/watch?v=pJqT1c446YQ%3Fsi%3DPms8t0AzxQQ_KpDt

Gazetari i këtij televizioni, Igli Çelmeta ishte i ftuar në studion e improvizuar dhe gjatë intervistës me moderatorin Klevin Muka, u shpreh se po u privohet e drejta për të punuar.

Ai theksoi se forcat ushtarake të KAYO i kanë lënë gazetarët pa “shtëpi”, por theksoi se vijojnë punën në rrugë.

“Po na privohet e drejta për të punuar. Por megjithëse na kanë lënë pa shtëpi, ne vijojmë të bëjmë punën tonë këtu në rrugë. 

Autoritetet shqiptare duhet të reagojnë menjëherë, pasi jo më larg se mbrëmë reaguan Departamenti Amerikan i Shtetit, misioni i OSBE-së e ambasada të huaja të akredituara në Tiranë”, tha gazetari Igli Çelmeta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme