Zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq! Përdori karrigen për t’u mbrojtur, por u pengua dhe u godit në zemër nga Enedio Guri


Daljen në dritë detaje të reja tronditëse nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo, i cili u qëllua për vdekje me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Enedio Guri, më 14 gusht në fshatin Pirg të Maliqit.

Sipas dosjes hetimore, disa ditë para krimit, Enedio Guri kishte provokuar xhaxhain e viktimës duke xhiruar gomat e makinës përpara lokalit të tij në Zvirinë, përpara se të largohej.

Viktima, Eraldo Xhejo

Në ditën e ngjarjes, Erald Xhejo, bashkë me një mik, kishin shkuar për t’u qethur në një berberhane afër vendit ku ndodhi krimi. Ata e panë Enedion duke kaluar me makinë dhe i fishkëllyen për t’u sqaruar.

Enedio ndaloi makinën, zbriti dhe nisi debati mes tyre. Në kulmin e konfliktit, Enedio nxori një thikë. Për t’u mbrojtur, Eraldi kapi një karrige nga oborri i lokalit dhe e vendosi përpara trupit, por teksa bënte hapa pas, u pengua.

Në atë çast, Enedio e goditi direkt në zemër, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. E gjithë ngjarja është filmua nga kamerat e sigurisë së lokalit, që tashmë ndodhen në duart e hetuesve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme