Kazinotë mbyllen pas 15 ditësh, njëra nga to bën zgjidhje – ofron edhe transport falas

Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar Projektligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Të gjitha lojërat e fatit përveç Lotarisë së Kosovës pritet që pas 15 ditëve të mbyllen përfundimisht.

Pas miratimit të Projektligjit për Ndaljen e Lojërave të Fatit deputetët po presin për nënshkrimin nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe hyrjen e tij në fuqi.

Mirëpo, pronarët e kazinove duket se kanë gjetur zgjidhje, shkruan lajmi.net.

Pronari i lokalit ‘Las Vegas’ ka vendosur ta transferojë atë në Bllacë, saktësisht në kilometrin e parë pas kufirit Kosovë-Maqedoni.

Madje, i njëjti lokal thotë se do t’iu mundësojë transport falas të gjithë frekuentuesve.

Kujtojmë se vendimi për mbylljen e Lojërave të Fatit ka ardhur pas dy vrasjeve të fundit të cilat ndodhën brenda këtyre lokaleve. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme