Komisioni Europian i rikthehet paralajmërimeve ndaj Shqipërisë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta, të shndërruara në një shqetësim të hapur për BE-në.
“Ky mbetet një shqetësim i madh për BE-në në kuadrin e marrëveshjes së saj pa viza me Shqipërinë. Komisioni mendon se, nëse skema të tilla vlerësohet se përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, atëherë regjimi pa viza mund të pezullohet“- thuhet në rekomandim.
Paralajmërimi i ri vjen në kohën kur projekti i Marinës së Jahteve në Durrës nisi në 8 dhjetor shitjen e apartamenteve. Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorcumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, parashikon veç të tjerash që :”investitorët e huaj të cilët blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë.
Top Channel