KEDS-i decentralizon informatat

E martë, 25 Tetor 2016  –  Sakte.net

Përfaqësuesit e KEDS-it në Ferizaj gjatë një konference për media kanë njoftuar se të gjitha distriktet e këtij regjioni tashmë do të japin deklarata për media për punën dhe furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike.

Me këtë rast drejtori i Distriktit të Ferizajt, Berat Lahu, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe në çdo kohë që të ofrojë informata për gazetarë të cilat jenë në interes të qytetarëve dhe konsumatorëve të energjisë elektrike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në punën tonë të përditshme kemi shumë punë dhe obligime për të realizuar por një kohë do t’u ndahet edhe medieve për një plasim të informatave. Përmes kësaj do të njoftohen konsumatorët për investimet, për rregullimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe gjërave me interes për konsumatorin”, ka thënë Lahu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme