Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi ka thënë se kufiri sipas versionit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi nuk është i drejtë.
Ai ka thënë se ka pasur një përvojë personale në vitin 1997 në Çakorr, transmeton Koha.net.
“ Kam pasur rastin që në vitin 1997 të udhëtoj Pejë-Podgoricë. Gjatë kthimit jemi bllokuar në Çakorr nga bora e madhe, kur i kemi thirrur autoritetet malazeze për ndihmë, na kanë thënë se për Çakorr përgjegjëse është Kosova”, ka sjellë kujtimin e tij Kelmendi.