Kelmendi u gjet fajtor vetëm për trafikim me drogë, lirohet nga 8 akuza të tjera

Me 6 vjet burg, është dënuar Naser Kelmendi për posedim të narkotikëve, me qëllim shpërndarjen.

Kelmendi u gjet fajtor në vetëm njërën prej pikave të akuzës, nga 9 gjithsej që i ngarkoheshin, e që përfshinin vrasjen e rëndë dhe krimin e organizuar.

Rasti për të cilin u dënua Kelmendi kishte ndodhur në vitin 2003 dhe lidhej me transportimin e 25 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë nga Sarajeva drejt Austrisë.

Ky rast, sipas kryetares së trupit gjykues, Ana Adamska, ishte i vetmi nga të gjitha pikat e aktakuzës, ku përafërsisht ishin përputhur deklaratat e dy dëshmitarëve të mbrojtur, K1 dhe K2.

Kelmendi, i përmendur si një prej bosëve të drogës në Ballkan, ishte arrestuar në vitin 2013 në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme