Kelmendi thotë, se VV duke mos u mësuar si trajtohet pushteti në Prishtinë, si mund ta merr qeverisjen e vendit nesër, shkruan lajmi.net.
Lexo statusin e plotë të Kelmendit në Facebook:
“Ne fakt nje prej arritjeve me te sofistikume te Levizjes “Vetevendosje!” eshte PR i tyre bukur i suksesshem me te cilin ata i kane “binde” nje numer shume te madh te njerezve, perfshire edhe gazetaret, se jane ne opozite, edhe pse jane ne pushtet.
Komuna e Prishtines eshte institucioni i dyte me i rendesishem ne shtet. Ka buxhetin e dyte me te madh dhe me ndikimin shume te madh ne jetet e qytetareve.
Siç ndikon puna ose mospuna e qeverise se udhehequr nga LDK-PDK ne jeten time dhe te rreth gjysme milioni bashkeqytetaresh qe jetojne ose punojne ne Prishtine, ashtu ndikon edhe puna edhe mospuna e Komunes se Prishtines se udhehequr nga LVV-ja.
S’po them se domosdoshmerisht duhet kritikuar diçka, por eshte njesoj censure ose autocensure nese nuk e kritikojme qeverisjen komunale ne Prishtine vetem pse LVV-ja nuk eshte ne pushtet qendror.
Kjo autocensure qe verehet nganjehere nga ky portretizim i pergjithesuar gabueshem i LVV-se si opozite, nuk i ben fare mire as Prishtines, as LVV-se, e as ambicies se tyre per ardhje e pushtet edhe ne nivel qendror.
Duke mos u mesuar qe te trajtohet si pushtet kur eshte ne pushtet ne Prishtine, mund te kujtoje se duhet trajtuar si opozite edhe nese merr drejtimin e qeverise neser.
No good!”, ka shkruar Kelmendi. /Sakte.net/