Këlyshi i pandës shfaqet para vizitorëve

Këlyshi i pandës e quajtur “Xiang Xiang”, e cila lindi në një kopsht zoologjik në Japoni, pas gjashtë muajve për herë të parë u takua me vizitorë.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, që e transmeton AA, panda gjashtëmuajshe e gjinisë femërore u shfaq para 130 të ftuarve specialë në kopshtin zoologjik në Ueno, në mesin e të cilëve gjendej bashkëshortja e abmasadorit të Kinës në Tokio Cheng Yonghua, Wang Wan, si dhe disa gazetarë dhe studentë.

Wang Wan tha se shpreson që Xiang Xiang të rritet me shëndet dhe të bëhet ambasador i paqes dhe miqësisë.

“Shpresoj se fëmijët e rajoneve të cilët janë prekur nga tërmeti i vitit 2011 në Japoni do ta kenë mundësinë e takimit me Xiang Xiang”, shtoi ajo.

Guvernatori i Tokios Yuriko Koike në një deklaratë për media tha se panda, të cilën e vlerësoi si “thesari i ri i Tokios”, është me plot energji.

Xiang Xiang deri më 31 janar çdo ditë do të shfaqet për një numër të kufizuar të vizitorëve për dy orë e gjysmë.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik njoftojnë se panda, e cila ka lindur 147 gramë, brenda gjashtë muajve ka arritur peshën 12 kilogramë.

Për herë të fundit në këtë kopsht zoologjik ishte prezantuar panda Yu Yu, e lindur në vitin 1988.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme