Këmbësori përplaset nga makina në Prishtinë, shoferi përfundon në Polici

Sot rreth orës 9 të mëngjesit në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, një makinë ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 9 në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Në këtë rast lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjeksor në QKUK “ ka thënë Ahmeti për Periskopin.

Ngasësi i automjetit sipas konfirmimit të Ahmetit është shoqëruar në polici./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme