‘Kemi bërë Betimin e Hipokratit, s’mund t’i mohonim kujdesin shëndetësor’/ Flasin mjekët e arrestuar që mjekuan Dumanin

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit arrestoi në Fier dy mjekë dhe një infermier, të cilët ndihmuan Nuredin Dumanin, pasi u plagos në një shkëmbim zjarri në Elbasan. Mësohet se mjekët e arrestuar janë Julian Mala dhe Ermal Gjeçi. Të dy mjekët kanë deklaruar para policisë se e kanë ndihmuar Dumanin, por nuk e kanë ditur kush ishte.


“Nuk e dinim kush ishte personi i plagosur. U thërritëm për t’iu ardhur në ndihmë“- mësohet të jenë shprehur mjekët në deklaratën e dhënë para grupit hetimor.

Nuredin Dumani u plagos në shtyllën kurrizore nga ish-miku i tij Talo Çela me armë zjarri pasditen e djeshme në Elbasan. Pak orë pas kësaj ngjarjeje Dumani u arrestua i plagosur në një apartament në Fier teksa po merrte ndihmë mjekësore.

Dëshmia në polici e mjekëve të arrestuar:

Të pyetur nga Policia e Elbasanit, mjekët që asistuan në mjekimin e të shumëkërkuarit, Nuredin Dumani kanë thënë se janë marrë në banesë nga një i njohur i përbashkët i Dumanit ndaj nuk kanë pasur dijeni për të shkuarën e tij kriminale.

Për sa kohë kanë bërë betimin e Hipokratit, nuk mund t’i mohonin kujdesin shëndetësor si çdo qenie tjetër njerëzore. Tre bluzat e bardha dhe 20-vjecarja pritet të dalin nesër para gjykatës Elbasan ku do tu komunikohet masa e sigurisë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Arratia” i realizuar me datë 29.03.2022 u vunë në pranga shtetasit:

Nuredin Dumani

Henrik Hoxhaj

Mirjetë Hajdini

Julian Mala

Ermal Gjeci

Bledar Berdalli

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme