Kënaqësia e njerëzve, kurrë nuk mund të arrihet!

Nga: Imam Shafi (Gaza, 676 – Egjipt, 820)

(Abū ʿAbdillāh Muhammad ibn Idrīs al-Shāfiʿī, pjesë nga libri “Komenti”)
Përktheu: Bajram Karabolli

Kur qeshja, më thoshin: Pse nuk e ke seriozitet?!
Kur qaja, më thoshin: Pse nuk qesh?!
Kur buzëqeshja, më thoshin: Shiko si shtiret para të tjerëve!
Kur isha i vrenjtur, më thoshin: Sa njeri i rëndë!
Kur heshtja, më thoshin: Nuk di të flasë!
Kur flisja, më thoshin: Pse flet kaq shumë?!

Kur falja, më thoshin: Sa i dobët dhe frikacak! Po të ishte i zoti, do hakmerrej!
Kur i kundërvihesha padrejtësive, më thoshin: E bën se është mendjemadh se, po të ishte i drejt nuk do sillej në kështu!
Pra, më në fund, e kuptova se, sado të dëshirosh t’i kënaqësh njerëzit, do të të kritikojnë. Kënaqësia e njerëzve është diçka që kurrë nuk mund të arrihet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme