Këngëtarja kosovare, Tayna, ka arritur të bëjë bujë të madhe me hitin e saj më të ri, “Si Ai”.
Kjo këngë ka kapur zemrat e shumë adhuruesve të muzikës, duke u dëgjuar anembanë botës.
Së fundmi, “Si Ai” ka marrë vëmendjen edhe nga një emër i njohur në sportin botëror: futbollisti brazilian Neymar.#
Në një postim në Instastory, ai ka ndarë një fotografi të tij me një mik, duke e shoqëruar atë me melodinë e këngës së Taynës në sfond.
“Si Ai” ka arritur të jetë një nga këngët më të kërkuara dhe më të dëgjuara të kohëve të fundit, përcjell telegrafi.
Kënga, e cila është e njohur për ritmin e saj të energjik dhe tekstin emocionues, tregon se Tayna po vazhdon të shkëlqejë dhe të arrijë kulme të reja në karrierën e saj muzikore.