Keqpërdori seksualisht një 13-vjeçare në Ferizaj, dënohet me shtatë vjet burgim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me shtatë vjet burgim të pandehurin B.S. i cili akuzohet se kishte kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare.

B.S. akuzohet se në muajin janar të këtij viti, në Ferizaj, kishte keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën një fëmijë të moshës 13-vjeçare. I pandehuri kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale.

Gjykata ka njoftuar se palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme