Keqpërdorimet në Teatrin e Tetovës, reagojnë artistët dhe partitë shqiptare në pushtet

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Aktakuza për shpërdorime në objektin e Teatrit të Tetovës, me mbi 13 milion euro dëm, dëshmon edhe një herë se përse projektet që niste BDI-ja nuk kishin përfundim. Ky ishte reagimi i parë i VLEN-it për zhvillimet në Teatrin e Tetovës.

“Ne ju porosisin se nuk duhet aspak të befasoheni nga këto që do dëgjoni në vazhdim, sepse ne me vetëdije të plotë dhe profesionalizëm maksimal po hetojmë secilin krim e korrupsion të pushtetit të kaluar. Ky rast i freskët i korrupsionit, na jep përgjigjen më të kompletuar në pyetjet tona dhe të qytetarëve se përse projektet që i fillonte BDI nuk kishin fund”, deklaroi Lule Qazimi, VLEN.

Ka reaguar edhe kreu i Tetovës Bilall Kasami. Ai tha se rasti i fundit me objektin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës është dëshmi se BDI është e korruptuar deri në palcë.

“Në vetëm 10 ditë mbi 27 milion euro të abuzuara nga ish qeveria BDI- LSDM. Rasti i fundit me Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës ku janë keqpërdorur 13 milion euro është dëshmi se BDI deri në palcë është e korruptuar. Fundi i hajdutëve është afër dhe ata tani do të përballen me drejtësinë, dhe si asnjëherë më parë do marrin dënimin e merituar nga veprimet e bëra në të kaluarën! VLEN do e rikthej dinjitetin e qytetarëve të nëpërkëmbur nga BDI sa e sa vite. Hajdutët e kanë fundin në burg”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Tetovës.

Me reagim ka dalë edhe drejtori i Teatrit të Tetovës Hasim Memishi dhe njëri nga aktorët më të zëshëm të Teatrit Muzafer Etemi.

“Ne kemi pritur me shpirt që objekti në fjalë të përfundojë sa më parë, sepse është dashur të përfundoj në vitin 2018, ndërsa jemi në vitin 2024 dhe objekti ende i papërfunduar. Uroj që njerëzit kompetentë të zgjidhin sa më shpejtë këtë problem dhe organet kompetente të bëjnë punën e tyre që njerëzit përgjegjës të të marrin dënimin për zhegitjen e problemit”, u shpreh Hasim Memishi drejtor i Teatri i Tetovës.

“Kjo nuk është befasi, nëse e keni objektin aty dhe dhjetë vite s`po përfundon ndërtimi i tij dihet që ka diçka. Janë thënë e stërthënë gjërat dhe këtu nuk janë vetëm ata që akuzohen tani. Këtu ka një zinxhirë më të madh. Të nënshkruash dokumente milionëshe dhe mos i di askush kjo është absurde. Për fat të keq tani e kuptoj se nuk organizohen parti apo grupe politike për të mirën e qytetarëve por për të manipuluar dhe vjedhur dhe kjo është fatkeqësia jonë. Drejtësia duhet ta jep fjalën e duhur dhe paratë të kthehen ndërsa teatri të përfundojë”, tha Muzafer Etemi, aktor.

Sipas Prokurorisë, dëmi që është shkaktuar në objektin e Teatrit të Tetovës kap shifrën e mbi 13 milionë eurove. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme