E shtune, 05 Nentor 2016 – Sakte.net /
Armët e gjetura pranë shtëpisë së kryeministrit Aleksader Vuçiç para disa ditësh , tani kanë marrë një kuptim të veçantë pasi pretendohet se ai është kërcënuar dhe jeta e tij është në rrezik.
Kështu ka thënë paraardhësi i tij, sot zëvendëskryeministër e Ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç.
“Vuçiçit i është dërguar mesazh se e ka jetën në rrezik.
Në fund të fundit, për shkak të dështimit të shërbimeve të sigurisë u vra Zoran Gjjinxhiç. Çështja është shumë serioze dhe e rëndë, duhet të përcaktohet përgjegjësia”, ka shtuar më tej Daçiq./albeu.com/