Kërcënohet me jetë kryetari i komunës: 300 mijë euro ose të vras

Kryebashkiaku i Belshit është kërcënuar me armë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se Arif Tafani është kërcënuar me armë nga një qytetar për shkak të detyrës, shkruan syri .net.

Denoncimi është bërë  nga vetë kryebashkiaku Tafani.

Ai ka treguar se i janë kërkuar 300 mijë euro ose do ta vrisnin. Sipas Arif Tafanit, kërcënuesi është vëllai i ish-rivalit të tij në këtë garë, Besjon Tafani.
‘Më tha që i prisha lokalin buzë liqenit. Më tha se do ta paguash me kokën tënde. Më kërkoi 300 mijë euro ose do të më vriste’, ka thënë Tafani për mediat.

Policia mësohet se ka ndaluar Rajan Tafanin, 31 vjeç pas denoncimit të kryebashkiakut Tafani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme