Policia e Lushnjës ka arrestuar në person, pasi kërcënoi me thikë nënën dhe bashkëshorten e tij. Të pranishëm gjatë këtij incidenti kanë qenë edhe fëmijë e vet të mitur, të cilët janë frikësuar.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Blerim Q., 38 vjeç nga Fiershegani i Lushnjës. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, në prani të fëmijës së mitur ka kanosur me thikë nënën e tij, shtetasen S. Q., 59 vjeçe dhe bashkëshorten, shtetasen F. Q., 29 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që dërguan Blerimin në marrjen e këtij akti. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.