Kërkohen dënime maksimale për 6 të akuzuarit e “Durmo Turs” për tragjedinë në Llaskarcë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Prokuroria dhe familjarët e viktimave kërkojnë dënime maksimale për 6 të akuzuarit e “Durmo Turs” për tragjedinë në Llaskarcë. Prokurori Darko Jakimovski përveç dënimit, kërkoi edhe ndalesë për kryerjen e veprimtarisë për personat e akuzuar.

“Të gjitha dëshmitë dhe rrethanat I keni të njohura, ky rast tregon se deri ku mund të shkojnë pasojat, nëse të paktën njëra hallkë e sistemit të sigurisë në trafik nuk funksionon. Nuk ekziston sistem që në rrethana të tilla do të sanksionojë pjesërisht dhe në mënyrë selektive. 27:16 Nuk kam asnjë dilemë se mbi baza të forcës së dëshmive që janë thënë gjatë debatit, të gjithë të akuzuarit duhet të bartin përgjegjësi”, deklaroi Darko Jakimovski, Prokuror.

Në fjalët e tyre përfundimtare avokatët e të akuzuarve hodhën fajin dhe përgjegjësinë ndaj njëri tjetrit. Avokatët e punonjësve të kompanisë, por edhe i akuzuari i parë Durmish Beluli fajësuan vozitësin për të cilin thonë se nuk ka qenë i vëmendshëm derisa drejtonte automjetin.

“Edhe në fillim edhe sot do ta shfrytëzoj rastin si thirrje të fundit dhe apel, sepse është i akuzuari i gjashtë, kështuqë le të dalë dhe le ta thotë të vërtetën. Nuk kërkojmë asgjë tjetër vetëm të vërtetën. 58:02 Zgjohu Manu, se si duket ende po flen, ti je i vetmi pjesmarrës në aksidentin e trafikut, ti e ke drejtuar autobusin, asnjëri prej nesh, duam ta dijmë a ishte aksident i qëllimshëm apo i paqëllimshëm. Vetëm ti mund të na e thuash sepse vetëm ti e din, nuk është korrekte të mbrohesh me heshtje”, u shpreh Durmish Beluli, i akuzuar.

Avokati i shoferit, në seancat paraprake ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të automjetit. Seanca për fjalët përfundimtare do të vazhdojë më 21 dhjetor, ku rradhën e ka përsëri pala mbrojtëse. Kujtojmë se më 13 shkurt të vitit 2019, në afërsi të fshatit Llaskarcë, autobusi i “Durmo Tursit” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivar, doli nga autostrada dhe si pasojë humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan. Për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik akuzohen 6 persona, pronari i Durmo Tursit, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski. Tre të akuzuarit e tjerë janë punonjës te stacionit të kontrollit teknik, të cilët akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme