Kërkohet një muaj paraburgim ndaj dy zyrtarëve në rastin “Brezovica” (VIDEO)

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët janë të përfshirë në rastin “Brezovica”.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, e ka ndihmuar personin zyrtar S.I. për marrje të ryshfeti.

Edhe për të pandehurin S.I., ish-zyrtar i Komunës në Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, e ka ndihmuar zyrtarin doganor për të njëjtën vepër, transmeton Klankosova.tv.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme